Arban Abrashi: Punësim, trajnime dhe biznese të reja për personat me aftësi të kufizuara

03.05.2017 10:33:18

 

Ditë më parë pata knaqësinë të jem prezent me rastin e përmbylljes së projektit “Fokusimi në aftësitë – Rritja e punësimit të grupeve në nevojë”, përkrahur nga BE.

People in Need Kosovodhe partnerët implementues HandiKos dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, përmes këtij projekti kanë arritur të trajnojnë mbi 150 persona me aftësi të kufizuara, të punësojnë 33 persona në biznese private, dhe të mbështesin 13 biznese të personave me aftësi të kufizuara.

Projektet konkrete si ky dhe iniciativat ligjore të ndërmarra dëshmojnë se me partneritet mund të avancojmë drejtat dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Fotografia e Arban Abrashi
Fotografia e Arban Abrashi