Arben Gashi: Duhet të bëhen 61 deputetë dhe të marrin vendime pa PAN-in

23.08.2017 16:53:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se ka thënë se shumica parlamentare nuk duhet të mbetet peng i bojkotit të Kuvendit. Ai ka thënë se subjektet politike duhet të kenë guxim të marrin vendime.

Gashi ka thënë se duhet pasi koalicioni PDK-AAK-Nisma me gjasë do ta vazhdojë moshkuarjen në seancë konstituive, duhet që të bëhen 61 deputetë nga subjektet tjera dhe të marrin vendime, pasi sipas tij nuk mund të pritet më shumë.

“Kuvendi duhet të veprojë, duhet të bëhen 61 deputetë dhe të marr vendime. Pastaj kush është i pakënaqur le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese… Ka kaluar çdo afat i arsyeshëm i mundësisë për zgjerim të koalicionit PAN, prandaj duhet të ndërmerren veprime e jo të pritet edhe më tutje”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se subjektet politike duhet të kenë guxim të marrin vendime.

“Nuk duhet të zgjasë kjo situatë, partitë politike duhet të kenë guxim të marrin vendime, cilat do qofshin ato”, ka shtuar Gashi.

Përndryshe, seanca konstituive për të gjashtën herë me radhë do të vazhdojë nesër, por koalicioni fitues i zgjedhjeve – PAN ka paralajmëruar mundësinë e mosshkuarjes në këtë seancë. Në këtë formë po pamundësohet konstituimi i institucioneve të reja, pasi të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit e ka ky koalicion.