Arben Gashi: LDK-ja ka në fokus uljen e papunësisë

06.06.2017 23:12:01
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se programi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa është një kontratë ndërmjet koalicionit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Për katër vjet qeverisje me këtë program synojmë që të bëjmë punë, të zhvillojmë ekonominë, bujqësinë, të rrisim investimet e jashtme, të ruajmë mjedisin, të punojmë për politikën e jashtme, etj. Kjo është platformë e konkrete e zbatueshme”, ka theksuar Gashi në televizionin publik.

Sipas tij, ulja e papunësisë do të jetë fokusi i programit të koalicionit.

“Përmes rritjeve ekonomike synojmë të hapim vende të reja të punës. Ne synojmë të subvencionojmë kredinë për fermerët, është një element mas për bujqit. Do të arrijmë të synojmë tregun me prodhime vendor. Rritja e sistemit të përpunimit do të ndikojë tek importi që tash është shumë i lartë”, tha Gashi.

Sipas tij, për të funksionuar mirë ekonomia duhet të kemi edhe furnizim me energji elektrike.

Ai tha se zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla do të jetë prioritet në programin koalicionit