Arianit Koci: S’po e kuptoj logjikën, mundesh me shku në xhami e kishë, por jo në shkollë, fakultet apo gjykatë

25.05.2020 20:38:59

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi sot për hapjen e xhamive dhe kishave, por jo edhe për shkollat e kafiteritë.

Avokati Arianit Koci thotë se nuk e kupton se si hapen xhamitë e kishat ndërkaq shkollat, fakultetet e gjykatat jo.

Postimi i tij:

Nuk po e kuptoj logjikën: mundesh me shku në xhami e kishë, e nuk mindesh me shku në shkollë, në fakultet në provime apo në gjykatë.

Ma hapjen e objekteve fetare, besoj është dashur të hapen edhe institucionet arsimore, gjykatat, qendrat tregatre dhe gastronomia.