Kryeministri Isa Mustafa thotë se në fillim të muajit mars do të procedohet në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi. Thekson se dy muajt e ardhshëm janë vendimtar për liberalizimin e vizave.
Sipas Kryeministrit në dy muajt e ardhshëm vendimi për Demarkacionin për vendimtar edhe ne raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian për sa i përket liberalizimit të vizave.
“E kemi shansin e fundit e cila shans tani matet me muaj, me marsin eventualisht prillin, më vonë do ta kemi vështirë që këtë vit të realizojmë këtë të drejtë sepse disa vende të BE-së janë hy në zgjedhje dhe nuk merren më me Kosovën, dmth do të merren me punët e tyre të brendshme”, tha Mustafa.






































