Quhet Azem Syla, thotë se ia ka parë sherrin emrit e mbiemrit...

Quhet Azem Syla, thotë se ia ka parë sherrin emrit e mbiemrit të tij! (Video)

18.02.2017 21:59:49

Kjo është hyrja e banesës së Azem Sylës. Emri Azem Syla plakut 75-vjeçar nga fshati Ticë i Skenderaj, tani e një kohë të gjatë i ka sjell vetëm telashe.

Kudo në institucione ai ngatërrohet me ish-deputetin Azem Syla. Madje, pohon se si pasojë e kësaj është akuzuar për posedim të pesë banesave.

Ky nuk ishte i vetmi problem me të cilin është ballafaquar ai.