Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, Arianit Koci ka njoftuar se seanca për klientit e tij do të mbahet brenda dy javëve.
“Seanca për z. Haradinaj pritet të mbahet brenda dy javëve”, ka shkruar Koci në Facebook.
Haradinaj është duke u mbajtur nga autoritetet franceze për shkak të një urdhërarresti nga Serbia, e që ky shtet pretendon se ish kryeministri i Kosovës, ka kryer krime lufte.
Kujtojmë se Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, që ishte krijuar enkas për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Haradinaj ishte ndaluar edhe në Slloveni, por që nuk kishte zgjatur shumë ky proces dhe ishte liruar.








































