Robben beson te tripleta

27.01.2017 17:37:31

Ylli holandez është optimist që Bayerni do të fitojë të gjitha trofetë këtë stinor.

Bayern Munich është një prej skuadrave më të forta në Evropë dhe këtë e ka treguar tash e sa vite.

Këtë sezon skuadra bavareze që po drejtohet nga trajneri italian Carlo Ancelotti po synon që të fitojë tripletën e famshme, dhe Arjen Robben beson që Bayerni mund t’ia dalë, raporton KosovaPress.

“Ta fitoj Ligën e Kampionëve me Bayernin edhe njëherë është një sfidë e madhe për mua dhe më motivon shumë”, ka thënë Robben për Bild.

“Por ne gjithashtu do të japim më të mirën edhe në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, ku duam që të fitojmë të gjitha trofetë”.

“Kam besim që mund ta fitojmë tripletën dhe kemi kualitet për ta bërë një gjë të tillë”, tha holandezi.