Arma e re e frikshme e Turqisë

30.06.2018 13:47:04

Turqia ka arritur të ndërtojë një armë të re të frikshme dhe të çuditshme.
Arma është një minë e re detare e cila ka aftësi të ngjitet në mjetet e kundërshtarit.

Mina është në formë të kafshëve të njohura si Raxha. Raxhat hyjnë në kategorinë e peshqve për nga klasifikimi i tyre, me pendë në formë flatrash të mëdha që përshkojnë gjithë trupin anash dhe me bisht relativisht të gjatë.

Mina në formë të Raxhas është quajtur “Vatoz”,transmeton gazetametro.net

Ajo mund të kontrollohet nga larg dhe ka aftësi të lundrojë deri të objektivi. Pasi ngjitet te anija apo nëndetësja shpërthen dhe shkakton dëme të mëdha.

Gjithashtu, arma do të mund të përdoret për qëllimet spiunimi nga ushtria turke.