Armend Zemaj: Infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj

02.02.2021 12:02:50

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ekipit të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj.

Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42.

“Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij, shëndetësia nuk mund të ndalet në përkufizime të mangëta apo të paplota për shkak të opozitarizmit.