Armend Zemaj: Shenjat për prishje të koalicionit janë parë më herët

10.05.2017 13:10:37

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se shenjat për prishe të koalicionit janë parë muaj më herët, dhe nuk është dasht të pritet mocioni i opozitës që qeveria të bie.

“Nuk është dashur të pritet ajo dalja nga zgarfella se hajde tash se nuk po shkon. Është një agresivitet për me pa LDK tu udhëheq. Nuk është dasht hiq fare me përdor mocion opozita, sidomos muajt e fundit kur nuk është ba e mundur me procedu me ligje”, ka thënë Zemaj

“Në kohën kur u thoshte se kemi policinë më të mire në rajon, delte Zëvendës Ministri i brendshëm nga radhët e PDK-së dhe thoshte se policia e Kosovës është e  kriminalizuar. Në kohën kur partneret ndërkombëtar thanë se ka rritje ekonomike, ministri i PDK tha s’ka rritje, kjo vlen edhe për asociacionin ku vihen në pah këshilltar analfabet që s’kanë lidhje me drejtësinë”, ka thënë Zemaj.

Besoj që këto janë shumë shembuj, dhe shpresoj që shumë shpejt skena politike do ta ketë ligjin e dekriminalizimit, ndoshta do të duhej që kuvendi ta fut si ligj dhe ta miratojmë para se me shku kuvendi në zgjedhje tjera, atëherë do ta tregonte secili fytyrën e vetë dhe besimin para qytetarëve të Kosovës. Neve na duhet një pastrim i skenës politike na duhet një qartësim i pozicioneve të sakta”, ka përfunduar Zemaj.