Deputeti, Salihaj: Qeverisja me një strukturë të krimit është e pamundur

10.05.2017 13:35:01

Deputeti i LDK-së Adem Salihaj e ka quajtur Partinë Demokratike të Kosovës, strukturë të kriminalizuar me të cilën është e pamundur bashkëqeverisja.

Ai tha se kjo legjislaturë ka funksionuar më së keqi në historinë e vendit.

Salihaj tha se të gjitha skandalet korruptive dhe kriminale lidhen me PDK-në, parti kjo për të cilën ai ka votuar kundër për të lidhur koalicion.

“Të gjitha skandalet lidhen me qeveritë e mëparshme nga PDK-ja. Pra edhe demarkacioni është bërë me pajtimin e ish-liderit të PDK-së.

Kam konsideruar se nuk mund të funksionojë një qeveri me një strukturë të kriminalizuar. Është e pamundur dhe kjo po shihet”, tha Salihaj.

Ai theksoi se ky koalicion që nga fillimi ka qenë i gabuar, derisa ka inkurajuar kryeministrit Isa Musatafa që ta zyrtarizojë vet ai prishjen e tij.