Armëpushimi në Siri vazhdohet për disa orë

19.09.2016 17:30:59

Armëpushimi në Siri i cili hyri në fuqi para një jave, është vazhduar deri sot në orën 19, edhe pse zyrtarisht skadoi mbrëmë në mesnatë, deklaroi një burim ushtarak sirian, transmeton BTA.

“Armata siriane vendosi t’i ngrijë veprimet ushtarake deri të dielën në mbrëmje, por Rusia vendosi ta vazhdojë armëpushimin deri sot në orën 19 sipas kohës lokale”, deklaroi përfaqësuesi sirian, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.  “Nuk e dimë nëse armëpushimi do të vazhdojë”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Komitetit negociues suprem opozitar, Xhorxh Sabra deklaroi sot se ky armëpushim është “një gënjeshtër e madhe”, transmeton DPA.   “Armëpushimi i kësaj jave nuk e arriti qëllimin kryesor – dërgesën e ndihmës humanitare”, shtoi ai.