Armët e çuditshme vdekjeprurëse, atentatet e agjentëve sekretë dhe rastet e rralla të mbijetesës (Video)

24.02.2017 20:41:26

Helmi është arma kryesore e shërbimeve sekrete në eliminimin e armikut. Rastet më bizare të atentateve dhe të disa rasteve të mbijetesës së viktimës.

Gazetari dhe disidenti bullgar Georgi Markov, u vra në Londër më 1978, nga regjimi i Todor Zhivkovit. Ai u vra nga kapsula helmuese e lëshuar nga ombrella e agjentit. Vdiq disa ditë më vonë në spital.

Më 1997, agjentët e Mossadit izraelitë e hasën në Aman të Jordanisë, kreun e Hamasit, Halid Meshaal, të cilit ia injektuan shpejtë helmin me veprim të shpejtë. Viktima ra në komë, ndërsa mbijetoi pasi Izraeli – nga presioni ndërkombëtar – u detyrua ta japë antidotin. Pas kësaj, agjentët e arrestuar u liruan të kthehen në Izrael.

Lideri i dikurshëm i opozitës ukrainase, Viktor Jushçenko, u sëmurë pas një dreke me agjentë të shërbimit sekret të Ukrainës (2004). Mjekët në gjakun i tij gjetën nivel 50 mijë herë më të lartë të dioksinës. Ai mbijetoi dhe u bë presidenti i Ukrainës, por pasoja e helmimit janë të dukshme në fytyrën e tij. Sipas tij, ishte Rusia ajo që donte ta vriste atë.

Kritikuesi i Kremlinit, Alexander Litvinenko, u helmua në Londër në vitin 2006, me çajin që përmbante polonium radioaktiv. Helmit e vrau pas tri javësh. Shkaku i vdekjes ishte sëmundja akute e rrezatimit. Shërbimi sekret britanik ka thënë se vrasja u krye nga spiunët rusë. Rusia ka refuzuar të ekstradojë të dyshuarit.