Arrestimet e Speciales s’mund të ndodhin para tetorit

05.07.2017 19:24:58

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se që nga sot Gjykata Speciale është e gatshme të pranojë akuzat nga Prokuroria.

Tutje Miftaraj tha për Klan Kosova se kur arrestimet e para fillojnë, do të ketë mobilizim të të gjitha institucioneve të Kosovës e më gjerë.

Sipas tij, arrestimet e para të Gjykatës Speciale, s’mund të ndodhin para muajit tetor të 2017-ës, transmeton Klan Kosova.

”Gjykata Speciale në kohën kur të fillojë arrestimet, sigurisht që do të ketë mobilizim të Eulexit, Policisë së Kosovës pasi kërkohet një bashkëpunim gjithëpërfshirës i institucioneve të Kosovës”.

”Që nga sot Gjykata është e gatshme të pranojë akuzat nga Prokuroria. Arrestimet e para, s’mund të paraqiten para muajit tetor të këtij viti”.