Isufi: Shumica shqiptare duhet ta formojë qeverinë, mos të varemi nga Lista Serbe

05.07.2017 18:13:19

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat për formimin e qeverisë.

Në emisionin ‘Imazh’, Ahmeti ka deklaruar se ende ka bisedime me deputetë shqiptarë të cilët e kanë të drejtën të përcaktohen dhe të japin votën e tyre.

“Ka pas edhe në të kaluarën deputetë të cilët kanë dhënë vota sipas vullnetit të tyre, është përcaktim i vet deputetit. Është e palogjikshme të flas për numrin e saktë, ne vazhdojmë bisedimet me partitë politike e po ashtu edhe me deputetë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Ahmeti është shprehur i bindur se qeveria do të formohet ne afatin e caktuar.

“Duhet një shumicë shqiptare që përcakton formimin e qeverisë jemi për një qeveri gjithëpërfshirëse e cila garanton edhe marrjen e vendimeve të mëdha për vendin. Nuk duam të luajmë me numrat nuk duam as t’i paraqesim shifrat përfundimtare ka kohë për komunikim më tutje, shumica shqiptare duhet të formojë qeverinë të mos varet nga Lista Serbe si bllokuese e procesit”.