Mustafa: MSA ka mundësuar konkurrimin e lëndës së drurit në tregun e BE-së

19.10.2016 12:19:35

Industria e drurit është fushë me identitet në Kosovë. Madje, në këtë lëmi jemi treguar të suksesshëm dhe konkurrent në tregjet rajonale.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili në Konventën e parë të industrisë së drurit në Kosovë, theksoi nevojën e shtrirjen së kësaj industrie edhe jashtë tregut vendor, në mënyrë që të ulet importi i kësaj lënde.

I pari i Qeverisë deklaroi se konkurrimin e kësaj lënde në tregun e Bashkimit Evropian e ka mundësuar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Ndërsa, kryetari i Bordit të Shoqatës së drurit, Hashim Deshishku tha se USAID ka mbështetur mjaft sektorin e drurit si industri. “Ky sektor absorbon një numër të punëtorëve dhe për këtë është e nevojshme që të investohet edhe më tej në këtë industri. Kosova ka potencial të madh të pyjeve dhe kërkoj nga Qeveria lirimin nga TVSh për lëndën e parë që importohet nga vendet e huaja”, ka deklaruar Deshishku.

Me këtë rast drejtori i USAID, James Hope theksoi nevojën e krijimit të partneritet me kompani të huaja, për krijimin e vendeve të reja të punës.

“USAID është partner me Shoqatën që nga fillimi 2004, përpunuesit e drurit vazhdimisht janë duke rritur teknologjinë më të avancuar dhe moderne. Kjo i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe punësim. Punimet nga druri në Kosovë janë mjaftë cilësore dhe prezente në tregjet e BE-së”, tha Hope.

Po ashtu, në konventën e sotme u lansua edhe portali për promovimin e industrisë së drurit. Tematika e Konventës së Industrisë së Drurit ishte “Përpunimi i drurit në fokus trendet, teknologjia dhe mjedisi i biznesit.