Arrestohen 2 hajdutët, vodhën lekët e punëtorëve të një firme ndërtimi

12.11.2016 09:23:54

Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë vjedhur lekët e punëtorëve të një firme ndërtimi në Lushnje.

Burime nga policia thanë se një ditë më parë janë arrestuar në flagrancë Shkëlqim Zelo, 24 vjeç, banues në lagjen “Skender Libohova” dhe Fatjon Marra, 28 vjeç, banues në Lushnje.

Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pallatin në ndërtim të një firme kanë vjedhur një celular dhe 4200 lekë të punëtorëve që po punonin aty.