Vlorë, vrau shokun më armë; në pranga shoku dhe bashkëpunëtori

12.11.2016 09:12:50

Arrestohet autori i vrasjes së Fabjon Veizajt,  ngjarjes së ndodhur paraditen e 11 nëntorit në fshatin Vranisht të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i Marjo Ribajt, 23 vjeç u bë brenda 10 orëve nga krimi, teksa po tentonte ti largohej policisë.

Së bashku me të,  në pranga përfundoi edhe Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë, si bashkëpunëtor për përkrahje në kryerjen e krimit. Operacioni u kodua  “Qafa e Halimit” Vranisht. Veizaj gjeti vdekjen e menjëhershme. Viktima dhe autori ishin shokë.