Arrestohen 5 serbë dhe 6 rusë, kaluan vijën kufitare pa autorizim

08.08.2017 21:38:26

Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se sot gjatë ditës i ka arrestuar 11 persona, me dyshimin se kanë kaluar vijën kufitare pa autorizim.

Të dyshuarit janë arrestuar në fshatin Metergof të Podujevës rreth orës 13:45.

Lexo komunikatën e Policisë:

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes 
rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në 
fshatin Metergof  të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe 
rus. 
Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese 
të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin  e cekur, saktësisht tek 
tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të 
dyshuara me targa të Serbisë. 
Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë 
njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të 
kufirit shtetëror. 
Personat e ndaluar janë; 
1. 
M. 
P. 
1990 
M 
Serbë 
 
2. 
Z. 
P. 
1969 
M 
Serbë 
 
3. 
Y. 
P. 
2002 
F 
Rusë 
 
4. 
O. 
K. 
1977 
F 
Rusë 
 
5. 
E. 
P. 
1974 
F 
Rusë 
 
6. 
E. 
P. 
1975 
F 
Rusë 
 
7. 
A. 
K. 
1974 
M 
Rusë 
 
8. 
G. 
P. 
1966 
M 
Serbë 
 
9. 
M.  
M. 
1980 
F 
Serbë 
 
10. 
A. 
P. 
1975 
M 
Rusë 
 
11. 
V. 
P. 
1991 
F 
Serbë 
 
 
Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për 
intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore. 
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe 
zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.