Zjarre në Sarandë e Gjirokastër, flakët 300 metra larg banesave

08.08.2017 22:17:46

Një zjarr i madh ka rënë në orët e fundit në Qafën e Muzinës në Sarandës ndërsa flakët janë përhapur deri pranë fshatit Jorgucat në kufi me Gjirokastrës.

Në vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar 5 zjarrëfikësve, ndërkohë që situata raportohet të jetë e vështirë.

Banorët janë shprehur të alarmuar, pasi flakët rrezikojnë tu afrohen edhe banesave, ndërkohë që nata e bën më të vështirë ndërhyrjen.

Ndërkohë që raportohet se një tjetër zjarr i madh është lokalizuar në fshatin Peladhia, në njësinë Zerçan. me nje shtrirje 2 km, vetëm 300 m larg banesave.