Arifi thotë se AAK është jashtë PAN-it në zgjedhjet lokale

08.08.2017 22:22:24

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovës para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit nënshkruan marrëveshje për bashkim forcash.Nga këto zgjedhje koalicioni PAN doli fitues me gjithsej 39 ulëse në Kuvend.

Mirëpo, ky koalicion nuk do të jetë i bashkuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi tha për lajmi.net, se në zgjedhjet lokale partia e tij do të shkojë e vetme.

“Nuk kemi marrëveshje me askënd për zgjedhje lokale. AAK garon e vetme në zgjedhje lokale për ballotazh nuk kemi obligim ndaj askujt se kë e përkrahim, për këtë vendosin degët”, ka thënë shkurt Arifi.

Partitë politike ende nuk ka dalur me lista përfundimtare për kandidatë për kryetarë të komunave.