Zeka: Avdullah Hoti ia vret ëndrrat Vetëvendosjes

08.08.2017 22:38:34

Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se “Avdullah Hoti ja vret ëndrrat Vetëvendosjes”.

“Deklarata e sotme e kandidatit për kryeministër nga ana e LAA-së se s’ka Qeveri me VV-në i ka vrarë përfundimisht ëndrrat e kësaj partie për mundësinë e krijimit të Qeverisë. Vardisja e Vetëvendosjes në drejtim të një partie, që liderit të saj edhe shtëpinë ja kanë gjujtë me Molotov, e egërsia kaq e madhe kundër Ramush Haradinajt që deri në zgjedhje ishin bashkë nuk flet për asgjë tjetër pos amoralitet dhe paftyrësi politike deri në planetin e shtatë”, ka shkruar Zeka në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, njeriu më racional është treguar kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, ndërsa më racionali Behgjet Pacolli.

“Hala pa u vesh me petkun e qeveritarëve, aq shumë po zgërdhihen e krekosen liderët e VV-së sa që krejt kanë harru që LDK-ja, të paktën gjysma, ma para e votojnë Ramushin, se sa Albinin. Sa për Mimozëm, besoj që kish mu shkri si akullorja, vetëm me e garantu dikush që prapë do të thirret: Zonja ministre. Njeriu më i sinqertë në deklarime deri më tani është treguar Avdullah Hoti, ndërsa më racionali Behgjet Pacolli, Arben Gashi dhe disa të tjerë”, ka përfunduar Zeka