Arrestohen dy persona me 22 Koktelë Mollotovë

02.09.2016 09:03:09

Policia e Kosovës ka lëshuar një Raport me të cilin njofton për arrestimin e dy të rinjve verpimtarë të “Vetëvendosjes”, pasi që iu gjetën çanta me rreth 22 Koktelë Mollotovë.

“Rr. Tring Smajli, Prishtinë (NN)01.09.2016-14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të çantave të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar 22   shishe mollovit, dy palë syze dhe një kapelë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet në Raport.

Këto gjetje të policisë, si dhe 56 çanta të tjera të mbushura me Koktel Mollotovë, janë gjetjet më të mëdha me lëndë të tilla shpërthyese dhe piroteknike, që nga fillimi i protestave të dhunshme të lëvizjes “Vendosje” dhe të partive të tjera opozitare.