Kthehet nga Gjermania dhe vetëvritet në aeroportin e Rinasit

02.09.2016 09:13:44

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme në kryeqytet pasi është hedhur nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku i riu, i identifikuar si Juglend Kapllanaj është hedhur nga tarraca e kompanisë ajrore.

Megjithëse është transportuar me urgjencë në spital, 23-vjeçari ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima në orën 15:30 ishte kthyer me një avion nga Mynihu.