William Walker: Të ndryshojë gjenerata politike e Kosovës

14.01.2017 23:51:41

Njëri prej miqve më të mëdhenj të Kosovës, William Walker, nuk po ndihet mirë me zhvillimet në vend.

Në një rrëfim në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ai ka thënë se ka shumë arsye që kanë bërë që t’i zhduket entuziazmi që kishte pas shpalljes së pavarësisë. Fajin kryesor për këtë ua ka lënë politikanëve vendës, por edhe misioneve ndërkombëtare.

Ai ka thënë se shpreson që në Kosovë do të ndryshojë gjenerata politike dhe se njerëz me vullnet dhe me qasje tjetër do ta marrin udhëheqjen e Kosovës.

“Kosova nuk po ec në drejtimin e duhur dhe kjo më shqetëson. Ka shumë arsye për t`u zhgënjyer dhe kam shumë mllef. Kam shumë mllef ndaj politikanëve vendës, por edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë Walker.