Në Turqi shkarkohen nga detyra edhe 820 ushtarakë të tjerë

02.09.2016 09:23:00

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka shkarkuar edhe 820 persona të tjerë nga forcat tokësore dhe detare të vendit.

Ky veprim vjen në vazhdën e spastrimit të ushtrisë pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik.

Ankaraja tashmë ka shkarkuar mijëra veta nga forcat e armatosura.

Qeveria ka shkarkuar edhe rreth 80.000 persona nga sektori publik dhe privat, për të cilët ka dyshime se kanë lidhje me komplotuesit e puçit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se arrestimet masive kanë prekur individët që vetëm kundërshtojnë politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.