Arrestohen dy shqiptarë me 330 kg kokainë në Holandë

16.12.2016 21:57:32

Në Roterdam të Holandës janë sekuestruar rreth 330 kg kokainë, me vlerë që llogaritet të jetë 10 milionë euro.

Sipas autoriteteve holandeze kjo ngjarje është provë e fuqizimit të kriminelëve shqiptarë në këtë vend, raporton ABC News.

Ndërkohë, para disa ditëve një postbllok policie është sulmuar. Forcat e rendit kanë reaguar duke qëlluar në ajër. Mendohet që incidenti ka lidhje, pasi për disa ditë ka pasur informacion që mund të vinte një sasi e madhe droge në Roterdam.