Arrestohen dy të rinj, dyshohen për vrasje në tentativë në Janjevë

09.01.2021 14:59:27

Një 16 dhe një 14 vjeçar janë arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin për tentim vrasje që ndodhi më dy ditë më parë në rrugën “Dardania” në Janjevë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

E gjithë ngjarje kishte ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës ku shkak i një mosmarrëveshje verbal i dyshuari kryesor person tjetër të dyshuar kishin sulmuar me sëpatë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Më datë 06.01.2021 rreth orës 20:00, është raportuar se në rrugën “ Dardania ” në Janjevë, ka pasur një zënkë në mes të dy personave që ka derivuar përleshje mes tyre. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë nxjerrë në pah dyshimet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kryesor së bashku me një të dyshuar tjetër ka sulmuar me sëpatë viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, tregoi Borovci.

Dy të dyshuarit e arrestuar, K.P 16 vjeç dhe Sh.p 14 vjeç janë intervistuar të enjten. Ata u intervistuan nën prezencën e avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës për punë sociale.

Ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 24 orë për procedim të mëtejm nën dyshimet për vrasje në tentativë.