Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë

09.01.2021 15:07:01

Një person ka raportuar se kati i parë i shtëpisë së tij është përfshirë në zjarri.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:10, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrëfikësve e kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kati i parë i shtëpisë së tij është përfshirë në zjarr. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë  lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një oxhak i dhomës.