Arrestohet një shqiptar, një ruse dhe një boshnjak duke hyrë në Kosovë nga Mali i Zi

14.04.2017 12:09:47

Policia e Kosovës ka arrestuar një boshnjak shtetas të Malit të Zi dhe një femër me shtetësi të Rusisë, pasi tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë nga Mali i Zi.

“Janë arrestuar një mashkull K/Shqiptar, një boshnjak shtetas i Malit të Zi dhe një femër me shtetësi të Rusisë, për shkak se të njëjtit janë kapur duke hyrë ilegalisht nga Mali i Zi në Kosovë. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.