Arrestohen edhe katër të dyshuar për prostitucion

25.08.2016 11:17:45

Policia e Kosovës  ka lajmëruar se pas arrestimeve të djeshme, sot ka arrestuar edhe katër persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të involvuar në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.

“Si rezultat i vazhdimit të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit, me datë 24.08.2016, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion Neni 241”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion Neni 242” dhe “Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7”.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë: L. B. (1991) (M )Sh/Kosovar; K. T. (1985) (M) Sh/Kosovar; E. B. (1998) (F) Sh/Kosovare  dhe L. I. (1986)(F) Sh/Kosovare.

Të dyshuarit nën nr. 1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr. 3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt.