Kabul, sulmi në kampusin amerikan përfundon me 15 të vdekur

25.08.2016 11:18:27

Ka përfunduar sulmi terrorist në Universitetin Amerikan të Afganistanit në Kabul. Lajmi është bërë i ditur nga policia, sipas të cilës, bilanci është të paktën 15 të vdekur dhe 44 të plagosur. Mes personave që kanë humbur jetën, janë 7 studentë dhe 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Viktimat e tjera janë terroristët e vrarë gjatë operacionit.

Këta të fundit kishin hyrë në kampua të mërkurën në mbrëmje pas shpërthimit të një autobombe, që kishte krijuar kaos në universitet. Sulmi zgjati rreth 11 orë.

Shegi i brigadës kriminale të policisë së kryeqytetit, Faridoon Obidi, ka nënvizuar se në ndërhyrjen e tyre, forcat e sigurisë afgane kanë shpëtuar 700 studentë, dhjetëra profesorë dhe punonjës të administratës. Disa mësues dhe studentë, kanë pësuar lëndime gjatë ndërhyrjes së policisë. Obidi ka sqaruar më pas që përveç kamikazit, i cili hodhi vetën në erë në një automjet në hyrje të kampusit, dy limitantë u vranë nga forcat speciale. Zyrtari më pas nuk përjashtoi mundësinë që ndonjë anëtar i komandos terroriste mund të jetë larguar pas sulmit.