Dy policët që shoqëruan Edison Pulën në ambientet e paraburgimit janë vënë në pranga nga kolegët e tyre. SHÇBA bën të ditur se Denis Çela, 22 vjeç dhe Naim Stafuka 39 vjeç akuzohen për shpërdorim të detyrës.
Ndërkaq në gjendje të lirë po hetohet oficeri i Patrullës së Përgjithshme, G. T.
Ngjarja në fjalë ndodhi në orët e mbrëmjes së të mërkurës ku Edison Pula një prej të ndaluarve të operacionit “Shënjestra” është arratisur nga paraburgimi i komisariatit të Fushë Krujës.