Identifikohen viktimat e para: Kënaqeshin në pushime, por pastaj erdhi kamioni i vdekjes (Foto)

22.12.2016 14:48:52

Sulmi me “kamionin e vdekjes” në panairin berlinez të Krishtlindjeve të hënën në mbrëmë mori jetën e 12 personave, kurse rëndë dhe lehtë janë lënduar 48 të tjerë. Tash ka filluar identifikimi i viktimave të para.

Viktima e parë është izraelitja Dalia Elijakim, e cila në momentin e sulmit me bashkëshortin e saj, Ramin, shëtisnin nëpër Berlin dhe argëtoheshin në panairin e Krishtlindjes.

Rami është i lënduar rëndë, dhe ndodhet në gjendje kome, transmeton lajmi.net.

Dalia i Rami Elijakim

Çifti izraelit është nga Herzili, dhe në Berlin kishin shkuar për pushime. Fëmijët e Ramit dhe Dalias urgjentisht kanë udhëtuar nga Izraeli në mënyrë që të jenë afër babait.

Vetëm pak metra larg ciftit izraelit ndodhej Injaki Elakuria, student nga Spanja të cilit kamioni ia shkeli këmbët. Ky 21 vjeçar, i cili në Berlin studion për ekonomi, gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Dëgjova zhurmë të tmerrshme, dhe kur jam kthyer, kamioni ishte vetëm pak metra larg meje. Ishte shumë i shpejt, nuk arrita ta shmang. U rrëzova dhe kamioni kaloi mbi dy këmbët e mia”, ka thënë Injaki.

Injaki Elakuria

Në spital gjendet 24 njerëz, nga të cilët 14 me lëndime serioze.

Viktima e dytë e sulmit sigurisht është italiania, Frabrizia Di Lorenzo, e cila edhe më tej llogaritet si e zhdukur. Që nga mbrëmja e masakrës, askujt nuk i përgjigjet, kurse në vendin e ngjarjes është gjetur letërnjoftimi i saj dhe kartela për metro.

Frabrizia Di Lorenzo

Fabrizia ka jetuar në kryeqytetin gjerman, ku pas studimeve, ishte punësuar në kompaninë “Bosch”, transmeton lajmi.net.

Në kamion është gjetur edhe trupi i fatkeqit, shoferi nga Polonia, Lukash Urban (37). Sulmuesi, të cilin policia gjermane e ka identifikuar si Anis Amri dhe i cili vije nga Tunizia, e kishte rrëmbyer kamionin nga polaku, dhe më pas e kishte mbytur atë duke e goditur me thikë e më pas edhe të shtëna.

Kamionisti, Lukash Urban

Polakun e vrarë, terroristi i dyshuar e la në kabinën e kamionit. Edhe në momentin e shkeljes së njerëzve, polaku i vrarë ishte në kamion.

Gjermania intensivisht është vënë në kërkim të Anis Amrit dhe për informacionet që cojnë në kapjen e tij ka ndarë shpërblim prej 100 mijë eurosh.