Arrestohen shtatë persona në Rusi, planifikonin krijimin e kalifatit islamik

22.12.2016 17:45:54

Anëtarët e FSB ruse dhe të Gardës Kombëtare arrestuan në territorin e rajonit të Moskës, shtatë anëtarë të organizatës ekstremiste Tabligi Xhemat.

Zëdhënësi i FSB-së për rajonin e Moskës tha për TASS, se kjo organizatë në Rusi menaxhohet nga të huajt dhe ndiqej nga shumë qytetarë rusë, transmeton lajmi.net.

“Anëtarët e ndaluar të Tabligi Xhemat kryejnë indoktrinimin ideologjik të anëtarëve të rinj të grupit, sipas kësaj është planifikuar krijimi i një kalifati islamik në Rusi”, tha zëdhënësi.