Arrestohen tre persona për “vjedhje dhe grabitje të armatosura”

12.12.2016 15:49:16

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për dyshimin se kanë vepruar si grup i organizuar në kryerjen e vjedhjeve dhe grabitjeve të armatosura.

Arrestimi është bërë pas bastisjeve në disa lokacione, ku ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore, ndërsa Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë me procedurën hetimore.