Arrestohen vrasësit e pensionistit në Prilep

04.03.2017 15:04:50

Policia ka gjetur dhe arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e pensionistit V.M (65) nga Prilepi, i cili ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Goce Dellçev”.

Bëhet fjalë për personat S.M (32) dhe V.M (33) të dytë nga Prilepi, të cilët kanë pranuar veprën penale “vrasje”, e cila është kryer më 27 shkurt.

Sipas informacioneve të dokumentuara, të dyshuarit me viktimën janë njohur një kohë të gjatë dhe disa herë e kanë vizituar në shtëpinë e tij, ndërsa në ditën e vrasjes kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana e Policisë së Prilepit kundër dy të dyshuarve deri tek Prokuroria Publike është ngritur padi penale në bazë të nenit 123.