Arrestohet avokati i njohur nga rajoni i Pejës, kërkoi ryshfet 40 mijë euro

15.02.2017 17:09:33

Policia e Kosovës ka arrestuar avokatin Haxhi Çekaj, nën dyshimin se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare kështu duke mashtruar një klient të tij.

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në orët e pasdites avokatin nga Deçani, Haxhi Çekaj, i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka mashtruar një klient të tij.

Insajderi ka kuptuar nga burimet e veta se Çekaj kishte kërkuar një klienti 12 mijë euro gjoja se i duhen për të kryer një ekspertizë si dhe 40 mijë euro të tjera për t’i dhënë ryshfet gjyqtarëve në mënyrë që klienti i tij të shpallet i pafajshëm.

Çekaj është avokat i mirënjohur nga rajoni i Pejës ndërsa rasti për të cilit është arrestuar ka të bëjë me një vrasje.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.