Shkodër, Basha: Marshim me 18 shkurt, koha e kriminelëve iku

15.02.2017 16:47:37

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot në Shkodër, ku është takuar me banorë të këtij qyteti. Basha i ftoi ata që të bëhen pjesë e protestës së 18 shkurtit.

Gjithashtu Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se qeveria që ai drejton ka braktisur qytetarët, pasi i ka mashtruar me premtime.

“Jemi gati për marshim. Koha e kriminelëve po mbaron. Qytetarët janë braktisur e mashtruar me premtime. Qeveria është bërë palë me krimin, ka bërë pakt me kriminelët për të vjedhur votat. Shqipëria është në depresion. Më 18 shkurt nis një lëvizje e madhe. Qeveria që do vijë nuk do vjedhë taksat e shqiptarëve”, tha Basha.