Arrestohet djali 16-vjeçar i Madonnës, kapet me drogë

24.11.2016 13:44:45

Djali 16-vjeçar i Madonnës është arrestuar, pasi i është gjetur drogë. Fqinjët e tij kishin raportuar se adoleshenti është konsumues i rregullt i kanabisit dhe alkoolit dhe kjo gjë po ndikon edhe tek moshatarët e tij.

Adoleshenti është kapur duke konsumuar substanca narkotike rrugëve të Londrës, por e ka mohuar këtë gjë duke bërë që policia të kontrollojë me dhunë çantën dhe sendet e tij personale. Ata kanë gjetur një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Pas lajmit ka reaguar edhe Madonna, me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Unë e dua shumë djalin tim. Do të bëjë gjithçka për t’i dhënë atij ndihmën e nevojshme. Do të kërkoja që tyë respektoni privatësinë tonë”.