Arrestohet grupi kriminal që transportonte drogë nga Kosova në Serbi

03.03.2018 19:37:35

olicia serbe thonë se e ka kapur një grup kriminal që është marrë me shitjen dhe transportin e marihuanës nga Kosovës përmes Serbisë në drejtim të vendeve të BE-së.

Sipas raportimeve të mediave serbe, policia ka arrestuar tre persona dhe po vazhdon kontrolli i veturave dhe shtëpive.

“Në njërën nga veturat është gjetur sasi më e madhe e marihuanës e cila duhet të matet”, ka thënë policia serbe, e cila nuk e ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve, shkruan lajmi.net.

Në sajtin e gazetës serbe Blic thuhet se ky aksion është bashkërenduar ndërmjet Prokurorisë për krim të organizuar , BIA-s (shërbimi sekret serb) dhe SBPOK-ut.

Më herët gjatë ditur policia serbe kishte njoftuar se ka kryer një aksion në territorin e komunës Bogatiq, ku janë zbuluar dy laboratore për prodhimin e marihuanës në kushte artificiale, derisa janë kapur 29.3 kilogramë marihuanë e papërpunuar dhe 9.8 kilogramë marihuanë e tharë. Janë arrestuar dy persona.