Pesë persona të vdekur dhe 884 të lënduar gjatë shkurtit në komunikacion

03.03.2018 19:19:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka folur për aksidentet në trafik dhe masat ndëshkuese të Policisë së Kosovës, ndaj shoferëve që shkelin ligjin.

Sefaj ka thënë se pas nxjerrjes së bilancit të gjobave dhe aksidenteve nga policia për muajin shkurt ka rezultuar të jetë për gjysmë më i vogël numri i tyre, sesa muaji shkurt i vitit të kaluar.

Por, sipas statistikave, numri i aksidenteve me të lënduar nuk është siç ministri ka deklaruar.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, pesë persona kanë vdekur dhe 884 të tjerë janë lënduar, krahasuar me shkurtin e kaluar ku ishin 741 persona të lënduar.

Këto statistika janë publikuar nga Policia e Kosovës, të cilët poashtu kanë bërë apel për kujdes më të madh gjatë vozitjes.

Numri i aksidenteve që kanë ndodh në shkurt të 2018, krahasur me të njëjtën kohë gjatë vitit të shkuar. /Telegrafi/