Arrestohet i dyshuari për plagosjen e këshilltarit të Limajt

17.12.2019 19:52:40

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka plagosur këshilltarin e Fatmir Limajt, Luan Maloku.

Rasti ka ndodhur sot në orët e pasdites në Veternik të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me rastin e plagosjes, policia ka arrestuar nje person të dyshuar”, ka bërë të ditur ajo.

Po ashtu, Ahmeti ka bërë të ditur se është konfiskuar edhe arma që dyshohet se është përdorur në rast.