SHKOJ SI SYLA NË BILAÇ !

17.12.2019 20:49:57

Nga: Ahmet Asani

Kjo puna e zgjedhjeve në Kosovë do me dal si puna e ati Sylës që kish pas shku në Bilaç për pazar natën! Nejse, pasi që e përmenda rastin e Sylës, edhe e bëra veten borxhli me tregu tregimin deri në fund. Në Luginë të Preshevës kur dikush e bënë një rrugë për s’koti, përdoret thënia “Shkoj si Syla n’Bilaç”! Kjo shprehje në Bujanoc, Preshevë e rrethinê prej kohërave tê vjetra përdoret si shprehje ekspresioniste. Shprehja “Shkoj si Syla n’Bilaç” buron nga një ngjarje e cila kishte ndodhur në njê nga fshatërat e Luginës së Preshevës. Tregimi nis me bisedën e një prindi, i cili në mbramje e kishte porositur djalin e vet Sylēn, që t’binte më herët në gjum, që t’nesërmen të zgjoheshin më herët per të shkuar për pazar (treg) në Bilaç! Sylës, qe e kish pas zakon mos me fjet deri vonë, i shkon mendja ta befasonte babain e tij për t’mirë dhe vendos të shkoj natën në Bilaç, dhe të këthehej para se të zgjohej babai i tij nga gjumi. Dhe ashtu ndodhi! Syla nuk fjeti fare, kur e zuri gjumi babain e tij, ai u vesh u mbath, shkoi naten në Bilaç dhe u kethy pakë para se të zbardhte dita! Në Bilaç Syla nuk pa njeri të gjallë! Ishte një natë me hanë dhe rastësisht ne shkēlqimin e hanës, Syla pa një sumëll të bardhê (sumbull) në rrugë dhe e merr e fut ne xhep. Kur u këthy Syla në shtëpi, gjeti babain e tij ende në shtrat, por që ishte zgjuar. “Mire shumë që koke vesh e bo gati o Sylë, i tha babai Sylës! Po nisemi babës se koka bo mengjes! Jo, i tha Syla, unë nuk vi babë, se isha ne Bilaç dhe veç sa u ktheva, i këtheu Syla! E pse shkove natën në Bilac o Sylë, e pyeti baba Sylën i habitur! Po shkova, ia këthej Syla, sepse ti tha që duhet të shkojmë sa ma herët e të kthehemi ma herêt n’shpi për punë t’shpisë! O i mjeri une për ty, ia këtheu babai Sylës! Ani a t’pa nojkush, a pa ti nojkan, e pyeti babai? Jo, ia këtheu Syla, as nuk pash kend, as nuk m’pa kush, vetëm nje sumëll e gjeta në Bilaç dhe ta pruna! 😂🤣