Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

20.08.2016 11:32:36

Policia në Ferizaj mbrëmë kanë arrestuar të dyshuarin për vrasjen e S.R që ka ndodh para dy ditësh.

“Pas një pune operative mbrëmë me 19.08.2016 rreth orës 23:50 hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar personin M.A.(m/sh/K 20 vjeç) i dyshuar për veprën penale të vrasjes , ku kishte humbur jetën viktima S.R. dy ditë më parë”, njofton Policia e Kosovës.

Të dyshuarit pas arrestimit i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej 48 orësh, ndërsa Policia kanë njoftuar se gjatë arrestimit tek i dyshuarin kanë gjetur edhe armën me të cilën dyshohet së është kryer vrasja.