Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

16.03.2018 13:15:45

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, është vënë në pranga pak çaste më parë. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe 24 zyrtarë të tjerë të bashkisë mbi të cilat rëndon e njëjta akuzë, ajo e tjetërsimit të pronave. Pak kohë më parë ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se me pronat në Lezhë është bërë krim. Edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat si në Kavajë, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, njofton Report Tv.

Për arrestimin e tij kanë raportuar dhe mediat tjera në Shqipëri.