Hoxhaj: Maqedonia ka kërkuar përkrahjen e Kosovës në aplikimin e dy-gjuhësisë

16.03.2018 11:03:31
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e sotme të qeverisë ka bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, për asistim në aplikimin sa më të shpejtë të dy gjuhësisë në institucione, materiale dhe nivele të tjera në Maqedoni.

Këtë kërkesë, Qeveria e Maqedonisë e ka bërë bazuar në përvojën e mirë të Kosovës në këtë fushë, që nga pas lufta, kur kemi aplikuar gjuhën shqipe, dhe gjuhën serbe si dy gjuhë zyrtare.

“Me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë, tani pas zyrtarizimit të përdorimit të gjuhës shqipe,  është kërkuar përkrahja e Qeverisë së Kosovës për t’i asistuar në mënyrën sa më të shpejt të aplikimit të dy gjuhësisë në institucione, materiale dhe nivele të tjera në Maqedoni meqë Kosova ka një përvojë të mirë që prej pas luftës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shprehur besimin se Qeveria e Kosovës mund ta ofrojë një përkrahje të tillë, ndërkaq ka theksuar se ekziston edhe vullneti politik për t’i ofruar gjithë përkrahjen tonë shtetit fqinj.