Arrestohet një llapjan, sulmoi dhe i vodhi 200 euro një femre

29.03.2017 14:47:20
Gjatë ditës së djeshme në Podujevë, është arrestuar një mashkull.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht një femër, me ç’rast edhe i ka vjedhur 200 euro.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.