Thaçi: Me bllokimin e rrugëve përfitojnë kundërshtarët e Kosovës

29.03.2017 14:45:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi Thaçi reagoi sot kundër bllokimit të rrugëve brenda territorit të vendit, duke i cilësuar bllokimet brenda Kosovës si bllokim të rrugëve të Kosovës në botë.

“Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime”, deklaroi presidenti Thaçi në facebook .